Kultura K

Lajme — Nga Adem Beha Ne Janar 17, 2010 at 3:12 pas.d

Libri “Kultura K“  është botuar nga shtëpia botuese AIKD në Prishtinë në fund të vitit 2009.  Ky libër është sponsoruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Librin Kultura K, Arsim Canolli e ka hapur në dy pamje: në njërën anë si hyrje reprezentative në teori dhe në filozofi të kulturës dhe në anën tjetër si theksim të pozicionit refuzues estetik të kulturës si prani njerëzore. Duke ngritur paradigmën e kulturës mbi entitetin “primitiv” të fisit, Canolli përvijon atë nëpër të gjitha kalesat dhe perceptimet e ndryshme historike, marksiste, strukturaliste, poststrukturaliste, postmoderne etj., duke ritheksuar gjithnjë Kulturën me K të madhe të Shkrimit, pa e harruar kulturën k (me k të vogël të shtypit), si masive, si diçka që shtypet e përtypet. Pa dyshim, për ambientin e studimeve humane në shqip, ky libër është një ftesë e sinqertë dhe fort e mprehtë në studimet e fenomenit të kulturës si frymë, si entitet empirik e shpirtëror, në fizikën e metafizikën e vet.

Kujtim Rrahmani

“Libri Kultura K i Arsim Canollit trajton probleme të ndërliqshme kulturore, letrare, filozofike, antropologjike e etike duke sendërtuar kështu një komunikim shumë valid ndërmjet diskurseve të dijeve humane. Vlera e tij e posaçme është se njofton, shpjegon e bën pikëpyetje esenciale në udhën e dijeve që nga Antika e deri më sot duke dhënë edhe propozime intencionale autoriale që studiuesit të mundshëm i japin dije e i hapin rrugë në hulumtime të reja.

I shkruar me dije, qartësi e kompe­tencë, libri Kultura K për venerimet që i problematizon, për pikëpyetjet që i vë në pah, pastaj për propozimin-lansimin e Kulturës me K të Madhe të Shkrimit, e shtrirë kjo në hapësirën globale dhe nacionale të kulturës, shënon një “festë” për kulturën shqiptare, për njerëzit që e hulumtojnë atë dhe për studimet tona në përgjithësi. Iu mbetet lexuesve t’i hapin “dyert e kësaj bote” e autorit të vazhdojë punën sfiduese në këtë episteme sa të rëndë aq edhe të këndshme duke na dhuruar edhe kënaqësi të tjera si kjo.”

Nysret Krasniqi

Përmbajtja e librit:

Parathënie

Kultura me K të madhe të Shkrimit

Ftesë në teori antike

Kulturalizmi

Kultura dhe ideologjia

Kultura si shenjë

Kah antropologjia

Kultura dhe mediumi

Kultura dhe refuzimi estetik

Bibliografia

Indeksi

Më poshtë mund të lexoni kapitullin e  parë të këtij libri.

Kultura me K te madhe te Shkrimit – kapitulli i parë

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Komentet jane mbyllur.

Kjo webfaqe eshte prone e shtepise Cuneus. Te gjitha materialet ne kete webfaqe jane te mbrojtura me te drejta autoriale te Shtepise Cuneus. Materialet ne kete webfaqe jane per shfrytezim personal tuajin dhe nuk duhet te shfrytezohen per qellime komerciale. Materialet nuk mund te kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen ne cfaredo menyre, pa lejen paraprake te shtepise Cuneus. Shfrytezimi i tyre pa lejen e Shtepise Cuneus eshte shkelje e ligjit per te drejta autoriale ne fuqi ne Republiken e Kosoves. Per te marr lejen ju lutem na kontaktoni ne info@cuneus-ks.com